Kosova

Parashikimi i motit për sot

Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të cilat lokalisht do të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar.

Gjatë ditës, pritet mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më vonë pasdite pritet të tërhiqen në të gjithë vendin.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button