Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit të tij edhe për votat preferenciale të kandidatëve, deputeti aktual i Partisë Socialiste dhe senatori Pandeli Majko, ka reaguar pasi duket se po mbetet jashtë Kuvendit të ri (pritet vota e diasporës së Greqisë).

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij personale në rrjetin social në Facebook, Majko ka vendosur të reagojë vetëm me një fjalë që nënkupton një mesazh shumë të fortë për të gjithë qytetarët dhe ata që e mbështetën.
“FALEMINDERIT”, shkruan shkurtimisht Majko.
Votat e siguruara nga Majko, i cili u vendos nga kryesocialisti Rama në listën e hapur në qarkun e Tiranës, duket se nuk i mundësuan atij një ulëse në Kuvendin e ri. Ai ndodhet me 4340 vota dhe renditet i 15-ti në listën e PS-së për Tiranën nga numërimi i deritanishëm.
Kjo është hera e parë që Pandeli Majko pas tre dekadash mbetet jashtë parlamentit të Shqipërisë.