Pamje: ShBA-ja sulmon dy anije nafte me flamuj iranianë, thotë se u përpoqën ta thyenin bllokadën

Komanda Qendrore e Ushtrisë së ShBA-së thotë se ka goditur dy anije nafte pa ngarkesë, me flamuj iranianë, për të cilat tha se po mundoheshin ta shkelnin bllokadën detare të forcave amerikane duke hyrë në një port iranian në Gjirin e Omanit.
“Forcat amerikane i bënë të paafta [anijet] M/T Sea Star III dhe M/T Sevda më 8 maj, para se anijet të hynin në një port iranian në Gjirin e Omanit në kundërshtim me bllokadën e vazhdueshme amerikane” – tha Komanda Qendrore në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, shkruan gazeta “The Guardian”.
Komanda Qendrore tha se “i bëri të paafta dy anijet pas shkrepjes së municionit preciz në oxhaqet e tyre”.
Më tej, në deklaratë thuhet se forcat amerikane kishin bërë të paaftë një anije tjetër me flamur iranian të mërkurën.
“Të tri anijet nuk janë duke lundruar më transit drejt Iranit” – thuhet në deklaratë.
Të enjten, Irani i akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkeljen e armëpushimit duke vënë në shënjestër dy anije në Ngushticën e Hormuzit dhe duke sulmuar zona civile. Megjithatë, ShBA-ja këmbënguli se goditi si hakmarrje.



