Kosova

Pal Lekaj thotë se do ta padis Rizvanollin për shpifje: E vërteta s’mbulohet me propagandë, regjimit të Kurtit po i vjen fundi

Ish-ministri Pal Lekaj ka reaguar ndaj ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se do ta padisë për shpifje. Lekaj ka thënë se s’janë të vërteta pretendimet që i ka dhënë tender një kompanie serbe, duke sqaruar se Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator, derisa dokumenti i Rizvanollit daton shumë më herët.

Reagimi i plotë:

Artane Rizvanolli, do t’ju padis për shpifje!

Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e Ministrit më 11 shtator 2017.

Prandaj, deklaratat dhe akuzat tuaja ndaj meje, se kinse kam dhënë tender një kompanie serbe, janë të pavërteta dhe cenojnë rëndë reputacionin tim.

Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje.

Kjo fushatë ndaj meje është e orkestruar dhe ka prapavijë të qartë politike. Faktet dhe dokumentet do ta dëshmojnë të vërtetën.

Regjimit Kurti po i vjen fundi. E vërteta nuk mbulohet me propagandë!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button