Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me Serbinë.
Në këtë reagim, Aleanca ka thënë se dokumenti i Rizvanollit është i datës 17 prill, derisa Qeveria Haradianj është votuar më 9 shtator 2017.
Reagimi i plotë:
Deputetja Rizvanolli, e cila jashtëligjshëm ka uzurpuar postin e Ministres, për të cilën do të japë përgjegjësi, po përpiqet t’i fshehë skandalet e saj aktuale të bashkëpunimit me Serbinë.
Dokumenti që deputetja Rizvanolli ka publikuar në profilin e saj zyrtar i takon datës 17 prill 2017, ndërsa Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, plot pesë muaj pas dokumentit të cilit ajo po i referohet.
Në vend që të merret me dështimet dhe bashkëpunimet e saj skandaloze, ministrja duhet t’u përgjigjet qytetarëve se edhe sa punëtorë të tjerë të ndërmarrjeve publike po i kërcënojnë me largim nga puna, vetëm pse po ua shfaqin skandalet dhe po guxojnë të thonë të vërtetën në rrjete sociale, siç është rasti i fundit në Trainkos.
Tregojini opinionit se pse edhe sot e kësaj dite, këta ekspertë nga Serbia gjenden dhe operojnë lirshëm brenda hapësirave të Trainkos.
Nuk pritet asgjë përpos gënjeshtrave prej njerëzve që ilegalisht i kanë uzurpuar institucionet e shtetit dhe për të cilët, e ritheksojmë edhe një herë, se do të japin përgjegjësi.



