Sport

Ousmane Dembele fiton Topin e Artë të parë në karrierë

Ylli francez Ousmane Dembele e fitoi mbrëmë Topin e Artë për herë të parë në karrierë, pas një sezoni fantastik me Paris Saint-Germainin. Ai arriti të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe të shijojë edhe trofe të tjerë, ndërsa paraqitjet e tij brilante në sezonin paraprak nuk kaluan pa u vlerësuar.

Gala e mbajtur në Paris e shpërbleu Dembele-n si protagonistin e natës, ku ai mori urime dhe përgëzime të shumta. Një nga të parët që e uroi ishte ish-shoku i tij i skuadrës tek Barcelona, Lionel Messi, tetë herë fitues i këtij çmimi, i cili përmes rrjeteve sociale i shkroi: “Grande, Ous. Urime, jam mjaft i lumtur për ty. Ti e ke merituar këtë”.

Dembele me këtë sukses shkruan një kapitull të ri në karrierën e tij dhe bëhet një nga figurat kryesore të futbollit botëror.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button