Kosova
Osmani takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për pritshmëritë lidhur me funksionalizimin e plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”, thuhet në njoftim nga Presidenca.



