Kosova
Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në disa zona pritet të ketë edhe riga lokale shiu, bën të ditur MeteoKosova.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi që varion nga 10 deri në 33 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 6 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, moti i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me temperatura tipike për stinën e vjeshtës.



