Kosova
Kryesore

Osmani takon Presidentin Trump në Nju Jork: “Miqësia me SHBA-të, boshti i pathyeshëm i Kosovës”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po zhvillohet në Nju Jork.

Osmani tha se takimi, i planifikuar fillimisht si protokollar, “u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtjesore”.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Duke qenë se selia e OKB-së ndodhet në SHBA, Presidenti amerikan si kreu i shtetit mikpritës luan një rol qendror jo vetëm politikisht, por edhe protokollar, duke realizuar takime e fotografi me liderë shtetesh dhe bashkëshortet e tyre.

Një fotografi nga ky takim u publikua më herët edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button