Kosova
2400 gjoba trafiku dhe një aksident me fatalitet në Kosovë brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2 mijë e 390 tiketa trafiku në rrugët e vendit.
Në raportin e saj ditor, Policia njofton se në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me pasojë vdekje, ndërsa janë evidentuar edhe aksidente tjera me lëndime dhe dëme materiale.
Po ashtu, 24 persona janë arrestuar, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje.



