Kosova

Osmani në ditën përkujtimore të policëve të rënë: “Kosova nuk përkulet përballë askujt”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen më të thellë për 24 policët e rënë në krye të detyrës, në Ditën Përkujtimore të tyre, duke theksuar se ata janë simbol i guximit dhe përkushtimit ndaj shtetit.

“Në këtë ditë përkulemi me respektin më të thellë para 24 policëve që ranë në mbrojtje të jetës, lirisë, integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë! Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, janë heronj të ditëve të sotme që i treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt,” u shpreh Osmani.

Presidentja shtoi se bashkë me ta, kujtohen edhe 22 policët e tjerë, emrat e të cilëve nuk do të harrohen kurrë. Sipas saj, ata përfaqësojnë shpirtin e sakrificës dhe nderit, duke jetuar në çdo uniformë që vishet sot me krenari.

“Sot nderojmë jo vetëm rënien e tyre, por edhe përkushtimin e mijëra grave dhe burrave që çdo ditë i dalin zot vendit me përgjegjësi dhe dashuri për Republikën. Në çdo cep të Kosovës, Policia është fortifikata e sigurisë,” përfundoi Osmani.

Në këtë ditë, institucionet e Kosovës u bashkuan në nderimin e të rënëve, duke riafirmuar mbështetjen për punën dhe sakrificën e forcave të rendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button