
Gazetari Osman Stafa ka reaguar në lidhje me zhvillimet zgjedhore në një tryezë të organizuar nga OSBE-ODIHR, ku ishin të pranishëm deputetë të Parlamentit Europian dhe vëzhgues ndërkombëtarë. Ai deklaroi se mbyllja e aplikacionit TikTok pak javë para zgjedhjeve synon të dëmtojë partitë opozitare, veçanërisht ato të vogla.
Sipas Stafës, bonusi i pranverës është një formë blerjeje votash dhe jo ndihmë për pensionistët. Ai e cilësoi faljen e gjobave nga viti 2015 deri më sot, dy ditë para zgjedhjeve, si një akt të paligjshëm. Stafa ngriti shqetësime për ndërhyrjen e grupeve kriminale në fushatë në disa qytete si Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Ai akuzoi Policinë e Shtetit se ka urdhëruar punonjësit të mos hetojnë shkeljet zgjedhore. Në fund, gazetari foli edhe për një aplikacion të PS që, sipas tij, ndjek dhe regjistron paraprakisht votuesit.
Postimi i plotë:
Sot, në tryezën e organizuar nga Osbe-Odihr, për zgjedhjet e 11 majit, ku ishin të pranishëm deputetë të Parlamentit Europian, e vëzhgues të ODIHR.
Deklarova aty, se mbyllja e Tik-Tik, pak javë para zgjedhjeve, u bë për të dëmtuar partitë opozitare, e sidomos ato të vogla.
U shpreha se bonusi i pranverës, nuk ka lidhje me ndihmën ndaj pensionistëve, por vetëm blerjen e tyre.
Theksova se falja e gjobave nga 2015-ta, e deri më tani, dy ditë para zgjedhjeve, është një akt antiligjor.
Vura theksin se grupet kriminale, kanë ndërhyrë në zgjedhje, duke bërë fushatë për individë të caktuar, qoftë në Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, etj.
Sa i takon Policisë së Shtetit, deklarova se shefat, kanë dhënë urdhër ndaj punonjësve që mos të përfshihen në hetime zgjedhore. Kjo ka bërë që vetë kandidatët për deputet të ruajnë natën fshatrat, sikundër ka ndodhur në Dibër, e Korçë.
U ndala edhe tek patronazhimi, ku PS, tashmë ka aplikacionin e saj, ku di shumë mirë se kush do të votoj nesër dhe kush jo. Aplikacion të cilin unë e kam parë dhe ku mban të dhënat për këdo person.