Lajme

Operacion i përbashkët ushtarak dhe policor në Ekuador: Vritet një anëtar i “Los Choneros”, shpëtohen dy shqiptarë

Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonat Rinconada dhe Ayampe në Ekuador, ku forcat e rendit u përballën me një shkëmbim zjarri gjatë bastisjes së një ferme të dyshuar si bazë e një grupi kriminal.

Gjatë përplasjes së armatosur, mbeti i vrarë një person i dyshuar si pjesëtar i grupit famëkeq kriminal “Los Choneros”.

Pas neutralizimit të situatës, autoritetet arritën të shpëtojnë pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre shtetas ekuadorianë. Ende nuk janë bërë publikë emrat e shqiptarëve të liruar.

Gjithashtu, katër persona u arrestuan në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë kontrollit të imtësishëm u sekuestruan armë zjarri, municion, telefona celularë dhe pajisje që shërbenin për lidhjen dhe mbikëqyrjen e pengjeve.

Të gjithë të dyshuarit dhe provat materiale janë dorëzuar tek autoritetet për hetime të mëtejshme. Ngjarja hedh dritë mbi përfshirjen e organizatave ndërkombëtare në rrjete kriminale dhe rrit shqetësimin për sigurinë e qytetarëve të huaj në rajon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button