Një lugë mjaltë para gjumit mund të shuajë gërhitjen – ja çfarë thonë ekspertët

Mund të duket si një truk i thjeshtë shtëpiak, por një lugë mjaltë para gjumit po cilësohet nga ekspertët si një zgjidhje natyrale dhe efektive kundër gërhitjes. Ky “eliksir i artë” nuk është vetëm një ëmbëlsues i zakonshëm, por edhe një agjent i fuqishëm anti-inflamator dhe antimikrobial.
Sipas specialistëve të gjumit, vetitë qetësuese të mjaltit ndihmojnë në zbutjen e indeve të fytit dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke parandaluar vibrimet që shkaktojnë gërhitjen. Përdorimi i tij para gjumit – i pastër ose i përzier në një çaj bimor – mund të bëhet pjesë e një rutine të thjeshtë por efektive për një gjumë më të qetë dhe pa zhurmë.
Por përfitimet e mjaltit nuk ndalen me kaq. Ai lehtëson kollën dhe fytin e irrituar, ndihmon në shërimin e plagëve, ul tensionin e gjakut dhe forcon sistemin imunitar, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve – veçanërisht tek llojet me ngjyrë më të errët.
Një zgjidhje natyrale, e lirë dhe pa efekte anësore, mjalti mund të jetë sekreti për një natë të qetë për ju dhe për ata që flenë pranë jush.