Kosova

Oficeri i FSK-së diplomon me rezultate të larta në SHBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se oficeri i saj, Toger Florent Korrani, ka diplomuar me sukses në trajnimin bazik për Inxhinieri Ushtarake që është mbajtur në Fort Leonard Wood, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje dhe drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

Togeri Korrani është nderuar me certifikatën “Honor Graduate”, e cila u jepet ushtarakëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme akademike gjatë trajnimit.

FSK ka theksuar se suksesi i oficerëve të saj në programe ndërkombëtare dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të saj në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button