Kosova

Emigrantit shqiptar i pranohet shtetësia britanike pas 26 vitesh betejë ligjore

Një emigrant shqiptar, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me identitet të rremë, ka fituar të drejtën për të qëndruar dhe për të qenë shtetas britanik pas një beteje të gjatë ligjore që ka zgjatur plot 26 vjet, shkruan The Telegraph, transmeton Gazeta Express.

Gentian Hoti, i lindur në Shqipëri, kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999, në moshën 15-vjeçare, duke pretenduar se ishte nga Kosova dhe se kishte lindur një vit më vonë nga data e vërtetë e lindjes. Ai kishte kërkuar azil duke përdorur këtë identitet të rremë, me pretendimin se kishte vuajtur nga autoritetet serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në fillim, kërkesa e tij për azil ishte refuzuar, por ai mori leje të jashtëzakonshme qëndrimi deri në vitin 2003 dhe më pas leje të pacaktuar qëndrimi në 2004. Një vit më vonë, ai fitoi shtetësinë britanike.

Megjithatë, në vitin 2010 autoritetet britanike nisën hetime për identitetin e tij, duke zbuluar se Hoti kishte dhënë informacione të rreme në aplikimet e tij. Në vitin 2019, Ministria e Brendshme e privoi nga shtetësia britanike, duke pretenduar se ai kishte mashtruar qëllimisht.

Pas shumë apelesh dhe kundër-ankesash, Gjykata e Lartë vendosi në favor të Hotit. Gjyqtari vlerësoi se ai kishte qenë i mitur në momentin kur kishte dhënë informacionin e rremë dhe se më vonë kishte pranuar identitetin e tij të vërtetë, duke e konsideruar të vlefshme kërkesën e tij për shtetësi.

Kështu, pas më shumë se dy dekadash përballje me sistemin britanik të drejtësisë, Gentian Hoti ka fituar përfundimisht të drejtën për të qenë shtetas britanik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button