Kosova
Kryesore
OEK padit Zyrën e Rregullatorit për Energji për vendimin që detyron bizneset në tregun e lirë

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me vendimin që detyron bizneset të kalojnë menjëherë në tregun e lirë të energjisë.
Përmes një postimi në Facebook, OEK ka publikuar dokumentin e padisë që ka dorëzuar sot, duke theksuar se kjo padi është ngritur në mbrojtje të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit, kundër – siç e cilëson – një vendimi të padrejtë të ZRrE-së.