Kosova
Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet

Sot rreth orës 05:30, Policia e Kosovës në Mitrovicë ka pranuar informatë se në rrugën “Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete një burrë, rreth 48 vjeç.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka deklaruar se njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.



