Kosova

Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po rritet – vetëm në korrik u regjistruan 177 raste

Numri i çifteve që po i japin fund martesës në Kosovë po shënon rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në periudhën janar–korrik të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 953 raste të shkurorëzimeve.

Statistikat tregojnë se muaji korrik ka shënuar numrin më të lartë, me gjithsej 177 raste, duke regjistruar një rritje prej 31% krahasuar me muajin qershor, kur ishin shënuar 135 raste.

Renditja e shkurorëzimeve për muajt e tjerë është si vijon:

Janar – 124 raste

Shkurt – 141 raste

Mars – 123 raste

Prill – 140 raste

Maj – 113 raste

Qershor – 135 raste

Korrik – 177 raste

Nga komunat, Prizreni kryeson listën për muajin korrik, me 22 raste të shkurorëzimeve, duke lënë pas qytetet tjera.

Të dhënat tregojnë se trendi i ndarjeve martesore në vend është në rritje, duke reflektuar ndryshime të dukshme në jetën familjare dhe shoqërore në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button