Lajme

Numërimi i votave nga diaspora: Deri tani të përpunuara mbi 125 mijë zarfe – PS dhe PD-ASHM kryesojnë garën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar 125,278 zarfe nga gjithsej 194,889 që kanë mbërritur nga diaspora për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas rezultateve paraprake, renditja e subjekteve politike është si më poshtë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 67,061 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 34,953 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 10,315 vota

Partia Mundësia – 4,671 vota

Lëvizja Bashkë – 3,352 vota

Partia Socialdemokrate – 1,490 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik – 896 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 691 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 380 vota

Lëvizja Atdheu – 193 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 67 vota

Procesi i numërimit është ende në vijim dhe pritet që në orët në vijim të ketë përditësime të reja, të cilat do të jenë vendimtare për të përcaktuar se si diaspora ka ndikuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button