Lajme

Ngjarje familjare me dhunë në Vlorë dhe Sarandë – arrestohet 43-vjeçarja, procedohet penalisht 15-vjeçari

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar së fundmi në qytetet e Vlorës dhe Sarandës, ku Policia ka ndërhyrë me masa të menjëhershme ligjore.

Në Vlorë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë arrestuan në flagrancë një 43-vjeçare, shtetasen Z. N., e cila dyshohet se gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë babain e saj, 74-vjeçarin K. Gj. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje shqetësuese është shënuar në Sarandë, ku Policia ka nisur procedim penal ndaj një 15-vjeçari. I mituri dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe gjyshes së tij.

Policia e Shtetit njofton se vijon punën për parandalimin e rasteve të dhunës në familje dhe bën thirrje për denoncim të çdo rasti të tillë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button