Opinione

Nuk është qëllimi i ekspozitës së Shkëlzen Gashit, por qëllimi është i rrëzimit të Q. Kurti

Ragip Mexhuani

Së pari u kërkua dorëheqja e kryeparlamentares Albulena Haxhiu. Që kur ka fituar VV-ja A. Kurti ka qenë i kërcënuar nga opozita, madje edhe e sulmuar fizikisht në parlament më 2023. Pas 1 viti në gjyq deputetët e sulmuar të VV-së ua falën deputetëve të PDK-së, të cilët do të ishin dënuar dhe nuk do të ishin deputetë. Në të kundërtën kurrë PDK-ja nuk do ti falte deputetët e VV-së në gjyq. VV-ja ishte cilësuar organizatë terroriste nga PDK-ja – H. Thaçi. Ashtu e vetmja VV-ja nuk e pati votuar Gj. Speciale në vend që të votonte e para. Sikur të ishin krerët e VV-së në burgun e Hagës, kurrë PDK-ja nuk do të interesohej për ta, as nuk do ta votonte Rezolutën pro krerëve të VV-së dhe as nuk do ti vizitonte. Madje krerët e OVL- së e akuzonin VV-në – Kurtin, Donika Gërvallën, Dimal Bashën, Mimoza Kusarin, etj, anti UÇK.
VV-ja e ringjalli opozitën duke u sjellur mirë me ta. Pastaj VV-ja nuk ishte kritike e ashpër ndaj qeverive opozitare 20 vjeçare që e shkatërruan dhe e copëtuan Kosovën. Opozita e fitoi bindjen se VV-ja po i frigohet asaj. Edhe këtë vit VV-ja dhe V. Osmani iu nënshtruan PDK-së.
VV-ja e votoi Rezolutën kundër Gj. Speciale dhe Vjosa iu bashkangjit protestës kundër kesaj gjykate. Opozita u trimërua edhe pas prishjes së raporteve Kurti – Osmani. Qëllimi i opozitës është VV-ja të bjerë nën 50%, pastaj këta me minoritete të vin në pushtet.
Kryetari i Gj. Speciale Smith reagoi : Gjykata nuk shantazhohet as nuk kërcënohet me protesta apo presione politike (18.02.2026).
Rezoluta dhe protestat ishin ndërhyrje ne drejtësinë ndërkombëtare. Gjykata ndërkombëtare e Hagës e mbështeti dhe e legjitimoi Pavarësinë e Kosovës. Gjyqëtarët dhe prokurorët rregullisht thonin: Nuk po gjykohet UÇK-ja as Kosova por individët. Siç nuk u dënua Serbia që bëri luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Kosovën e kanë çliruar faktori ndërkombëtar-Amerika-NATO, falë gjakut të derdhur të rreth 15 mijë dëshmorëve. UÇK janë këta. Jo ata që lavdërohen dhe shkojnë në përkujtimore ( 175 familje 6-52 anëtarë të vrarë, gjithsej 989 anëtarë). Pa llogaritur qindra familje që kanë pasur 2 deri 5 anëtarë të vrarë. (Mikel Ndreca 2001). Këto familje që kanë të vrarë 6-52 të vrarë rrallë janë përmendur.
Kanë luftuar ata që kanë rënë, ata që janë plagosur, ata që nuk kanë dezertuar dhe ata që nuk janë pasuruar. Nuk kanë luftuar ata që i bënë mbi 50 mijë veteranë të rrejshëm dhe as ata që u bënë veteranë të rrejshëm. Me veteranët e rrejshëm ende merret prokuroria dhe gjyqësia. Prokuroria dhe gjyqësia duhet të mirren edhe me ata që e shkatërruan- e uzurpuan dhe e copëtuan këtë vend.
Sh. Gashi me ekspozitë nuk po e shtrembëron historinë (nuk ka ushtarë të armatosur askund nëpër burgje ky ka mund të jetë llapsuz i Sh. Gashit) por historinë po e shtrembërojnë ata që lavdërohen dhe u pasuruan me luftën. Libri i Sh. Gashit është botuar më 2024. Pse heshtët 2 vjet?! Sh. Gashi është më UÇK se sa ata që e kritikojnë, dhe Sh. Gashi është analisti më i mirë i Kosovës dhe pro Kosovës. Autorja drenicase që nuk e shtrembëroi historinë Mr. Sci. Ferdane F. Beqiri, Dashec – Skenderaj, Prishtinë 2013. E drejta humanitare dhe penale ndërkombetare- Gjenocidi serb në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-së më 1999. fq. 126-127 Nga viti 1998 – 12 qershor 1999 janë vrarë gjithsej 8214 civilë dhe 1950 pjesëtarë të UÇK-së (mungon shifra e të zhdukurve). Gjithsej rreth 15 mijë të vrarë- të masakruar, kurse pjesëtarë të forcave të Serbisë dhe RFJ-së ishin vrarë 853 veta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button