Bota

Një raketë balistike nga Irani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, u rrëzua nga mbrojtja e NATO-s

Një raketë balistike e hedhur nga Irani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë para se të rrëzohej nga mbrojtja ajrore dhe raketore e NATO-s në pjesën lindore të Detit Mesdhe, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ky është incidenti i katërt i këtij lloji që nga fillimi i luftës së Iranit, pas tri rasteve të tjera kur sistemet e NATO-s më herët këtë muaj kishin penguar raketa nga shteti fqinj i Turqisë. Ankaraja ka protestuar dhe e ka paralajmëruar Teheranin, shkruan gazeta “The Guardian”.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se ishte duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme “në mënyrë të vendosur dhe pa ngurrim” kundër cilitdo kërcënim drejtuar territorit dhe hapësirës ajrore turke.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se kanë penguar 11 raketa balistike dhe 27 dronë të lëshuar nga Irani deri më tani të hënën. Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi tha se u është kundërvënë 1.941 dronëve e 440 raketave që nga fillimi I luftës.

Sipas kësaj ministrie, nga sulmet iraniane janë vrarë 11 njerëz dhe janë lënduar 178 të tjerë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button