KryesoreLajme

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

Në Kamëz pritet të nisë së shpejti procesi i numërimit të votave, por nuk do të përfshihen të gjitha kutitë e parashikuara.

Mësohet se nga 89 kuti votimi të vendosura në shkollën “Hillary Clinton”, do të numërohen vetëm 88, pasi një prej tyre është shpallur e pavlefshme.
Sipas raportimit, gjatë dorëzimit në KZAZ, është konstatuar se një nga kutitë, ndonëse ishte vulosur dhe shoqëruar me procesverbalin përkatës, kishte disa fletë jashtë saj.

Kjo parregullsi ka çuar në vendimin që kutia të mos përfshihet në numërim. Ende nuk është bërë e qartë nëse fletët dolën jashtë gjatë mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por pavarësisht kësaj, kutia është skualifikuar nga procesi.

Si pasojë, votat që ndodheshin brenda saj nuk do të merren në konsideratë, ndonëse qytetarët kishin shprehur vullnetin e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button