Kosova
Një fëmijë humb jetën në aksident në Drenas, 51 aksidente në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar 51 aksidente trafiku, nga të cilat një ka përfunduar me fatalitet.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.
Po ashtu, Policia raporton se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1,916 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve dhe respektim të rregullave të trafikut për të parandaluar aksidente të tjera.