Sport

Nis edicioni i ri 2025/26 në Superligë dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Këtë fundjavë starton edicioni i ri garues 2025/26 në Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë të futbollit, me shumë pritshmëri për adhuruesit e futbollit vendor.

Nga ky vit, Liga e Parë rikthehet në formatin e saj tradicional, si një ligë unike me 18 ekipe, pas periudhës kur ishte e ndarë në dy grupe për shkak të pandemisë Covid-19.

Në Superligë, ndeshjet e javës së parë ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit, si dhe Ferizajt dhe Dritës, janë shtyrë për një datë tjetër, me kërkesë të klubeve Ballkani dhe Drita. Kjo për shkak të angazhimeve të tyre në garat evropiane, ku Drita vazhdon të garojë në UEFA Europa League, ndërsa Ballkani në UEFA Conference League.

Nga ky edicion, Federata e Futbollit e Kosovës po përdor platformën dixhitale të re “My FFK”, e cila do të mundësojë menaxhim më efikas të garave, transparencë më të madhe dhe qasje më të lehtë në të dhënat zyrtare të ndeshjeve për klubet dhe tifozët.

Superliga – Java e parë (17 gusht, e diel, ora 16:30)

Dukagjini – Prishtina

Malisheva – Prishtina e Re

Drenica – Llapi

Liga e Parë – Java e parë (16 gusht, e shtunë, ora 16:30)

Prizreni – Trepça ’89

Trepça – Istogu

Ramiz Sadiku – 2 Korriku

Vëllaznimi – Feronikeli 74

Besa – Vushtrria

Kika – KEK-u

Suhareka 23 – Vjosa

Dinamo – Tefik Çanga

Rilindja – Liria

Ky fillim sezoni sjell emocione të reja dhe pritje të mëdha për klubet dhe tifozët, ndërsa do të jetë një test i rëndësishëm për skuadrat që kërkojnë tituj dhe avancim në futbollin kosovar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button