Lajme

Gramsh, viktima e parë nga zjarret – digjen dy fshatra, evakuohen banorët

Shqipëria ka regjistruar viktimën e parë nga zjarret e ditëve të fundit. Një 80-vjeçar nga fshati Kullollas, Gramsh, humbi jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi zjarri që kishte ndezur në kopshtin e banesës doli jashtë kontrollit dhe u përhap masivisht në disa fshatra.

Situata në njësinë administrative Skënderbegas është alarmante. Administratori lokal ka konfirmuar se fshatrat Kullollas dhe Bletëz janë djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe zona të tjera. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Në terren po punojnë ekipe të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe policisë, ndërsa dy helikopterë Cougar po ndihmojnë nga ajri. Në vendngjarje kanë mbërritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Flakët kanë shkatërruar gjithashtu Teqenë e Shemberdhenjes, një objekt me vlerë historike dhe fetare për zonën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button