KryesoreLajme

Nikola Kedhi: Qeveria pa vizion, PS kopjon opozitën – PD ofron alternativën serioze

Nikola Kedhi, anëtar i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, deklaroi se Partia Socialiste dhe kryeministri nuk kanë një program të qartë qeverisës.

Ai akuzoi mazhorancën për kopjim të propozimeve të opozitës dhe për mungesë vizioni. Kedhi theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë një alternativë serioze si ajo që ofron Partia Demokratike. Ai kritikoi kryeministrin Rama për premtime të përsëritura pas 12 vitesh në pushtet, të cilat, sipas tij, mund të ishin realizuar më herët. Sipas tij, edhe propozimet për biznesin janë të pabesueshme dhe vijnë pas një periudhe të gjatë presioni ndaj sipërmarrjes. Kedhi theksoi se shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke përfaqësuar një humbje të madhe për ekonominë. Ai përfundoi duke thënë se një sistem tatimor i thjeshtë dhe i qëndrueshëm është çelësi për një klimë të shëndetshme biznesi në vend.

Kedhi: Së pari unë mendoj që duhet të themi që Partia Socialiste dhe kryeministri nuk kanë një program, nuk mjafton që njëherë në kaq të kopjosh programet e kundërshtarit apo të hedhësh propozime në ajër.

Qytetarët shqiptarë meritojnë që të kenë një alternativë serioze, dhe një ofertë serioze, një vizion serioz.
Nuk mund të pranojnë të bëhen pjesë e disa propozimeve pa asnjë kuptim apo propozimeve të kopjuara.

Pse duhet të pranojnë të besojnë zotin Rama i cili ka qenë 12 vite në pushtet dhe fare mirë mund t’i kishte bërë të gjitha ato që premton tani në ankth e sipër, kur kanë një alternativë serioze siç është Partia Demokratike.

Zoti Rama edhe më parë ka thënë që pensionet nuk mund të rriten, nëqoftëse do rriteshin do kalonim në një kolaps, ndërkohë tani në ankth e sipër kopjon programin e Partisë Demokratike dhe thotë se pensionet do rriten.

Njësoj edhe kjo tentativë e fundit për të joshur bizneset apo për të dhënë një ofertë të gënjeshtërt për bizneset të cilat kanë qenë në një presion të jashtëzakonshëm në këto 12 vjet, shumë prej bizneseve janë mbyllur, dhe një pjesë e mirë e këtyre 1.1 milion shqiptarëve, përveçse janë dëbuar nga vendet e tyre, kanë qenë dhe një potencial shumë i madh ekonomik, padiskutim ka pasur sipërmarrës apo individë të cilët janë nga më produktivët e shoqërisë shqiptare sepse janë larguar moshat më produktive.

Çështja është këtu që, elementët për çdo sipërmarrës, të vogël, të mesëm edhe të madh, për sipërmarrësit e ndershëm është kjo: paqja fiskale ose kjo klimë biznesi e përmirësuar arrihet nëpërmjet një sistemi tatimor fiskal të thjeshtë, të përcaktuar që në fillim, të qartë për të gjithë, garantimin e konkurrencës së drejtë për të gjithë aktorët në sektorin privat, dhe një kuadër rregullator i cili nuk shërben si një armë në dorën e shtetit kundër biznesit por e kthen shtetin në një partner të biznesit.

Janë të gjithë këto elementë të cilët do të bëjnë që të ketë një frymëmarrje për bizneset, për sipërmarrjet, për tregun në Shqipëri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button