Ndalohet Kalosh Peposhi, i kërkuar për blerje votash/ Akuza për korrupsion aktiv në zgjedhje në favor të PSD-s

Ndalohet nga policia Kalosh Peposhi, një nga personat që u shpall sot në kërkim pas hetimit të SPAK, i dyshuar për përfshirje në blerje votash.
Peposhi akuzohet nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Gjatë ditës së sotme, SPAK në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhi.
Kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Ndërkohë më heret është shpjeguar nga gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.se Peposhi dyshohet se kishte dhënë para për të blerë vota për subjektin Partisë Social Demokrate e Tom Doshit.