Kosova
Ndalohen barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi barnash dhe suplementesh të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar mbrëmë.
Sipas njoftimit zyrtar, mallrat ishin fshehur në bagazhin e një automjeti dhe kishin një vlerë të përgjithshme mbi 1,600 euro.
Zyrtarët doganorë kanë inicuar procedurë për kundërvajtje doganore ndaj personit përgjegjës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore.
Dogana e Kosovës ka rikujtuar qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, pasi mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë pasoja administrative apo penale.



