Kosova

Nazmi Mehmeti: Skandal me 10 milionë euro në Rezervat Shtetërore – përfshihet mafia politike nga kryeministri e deri te ministrat

Avokati Nazmi Mehmeti ka paralajmëruar një tronditje të madhe për opinionin publik në Kosovë, lidhur me një skandal të rëndë që, sipas tij, përfshin keqpërdorime milionëshe në emër të Rezervave Shtetërore.

Sipas Mehmetit, janë shpërdoruar 10 milionë euro brenda vetëm 28 ditëve, pa ndjekur asnjë procedurë ligjore dhe pa asnjë garanci shtetërore.

“Do të tronditet opinioni kur të bëhen publike veprimet e politikanëve për atë që ka ndodhur me Rezervat Shtetërore. Janë marrë dhjetë milionë euro nga buxheti i Republikës së Kosovës vetëm për 28 ditë, pa asnjë procedurë ligjore, duke anashkaluar të gjitha institucionet përkatëse dhe personat përgjegjës,” – ka shkruar Mehmeti.

Ai e cilëson këtë aferë si vepër të një “mafie politike”, që sipas tij përfshin figura të larta qeveritare:

“Kjo ka ndodhur nga mafia politike – nga kryeministri e deri te ministrat përkatës. Çështje ditësh dhe do të dalë e vërteta. Pastaj nuk e di çka do të thonë për veprimet e tyre,” – ka paralajmëruar ai.

Deklarata e Mehmetit ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa pritet me interes publikimi i detajeve që, sipas tij, do të ekspozojnë një prej skandaleve më të mëdha financiare në institucionet shtetërore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button