Moti: Ditët e ardhshme sjellin vapë përvëluese, më pas freskim dhe reshje të izoluara

Moti kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë do të mbajë në vend ditën e mërkurë. Pasdite, në zonat malore, pritet zhvillimi i disa vranësirave të pakta lokale. Temperaturat minimale do të zbresin në 17°C deri 20°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 35°C deri 37°C, e lokalisht deri në 39°C. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja me shpejtësi 5-10 m/s.
Të enjten dhe të premten priten kalime të vranësirave kohëpaskohe, me mundësi të ulëta për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat maksimale do të zbresin lehtë, duke u luhatur rreth 33°C deri 34°C.
Pas një dite me më shumë intervale me diell të shtunën, e diela do të sjellë zhvillim të rrebesheve pasdite në pjesë të vendit. Temperaturat do të kenë tendencë rënieje, me vlerat maksimale rreth 30°C dhe minimale nga 13°C deri 14°C. Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, kryesisht nga verilindja me shpejtësi 5-10 m/s, bën të ditur “Mendimj për Motin”.