Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Hajvali

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Hajvali dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacione që mund të çojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, Xhemajl (Bajram) Nuhiu ndodhet në arrati dhe kërkohet që kushdo që ka informacione për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë policinë.
Qytetarët mund të raportojnë nëpërmjet e-mailit: [email protected], përmes aplikacionit Android “Lajmero Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.
Policia falënderon paraprakisht qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes dhe përmbajtje në përhapjen e informatave.