Kosova

Mot stabil dhe me diell në ditët në vijim, rriten temperaturat deri në 19 gradë

Pas ditëve me vranësira dhe reshje të lehta, vendi pritet të përfshihet nga kushte më stabile atmosferike. Sipas “Mendimi për Motin”, nga e enjtja vranësirat do të fillojnë të shpërndahen, duke sjellë më shumë intervale me diell në pjesë të ndryshme të vendit. Temperaturat maksimale do të rriten deri në 15°C – 18°C, ndërsa ato minimale në mëngjes do të zbresin në 5°C – 8°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 5-9 m/s.

Në mëngjesin e së premtes mund të ketë riga lokale, kryesisht në lindje të vendit, por gjatë ditës priten përsëri periudha me diell. Temperaturat ditore do të rriten deri në 18°C, e lokalisht edhe deri në 20°C.

E shtuna do të karakterizohet nga më shumë vranësira, me mundësi për ndonjë rigë të izoluar shiu në orët e hershme të mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, duke u zbritur rreth 15°C.

Të dielën nuk parashihen reshje, por moti do të alternojë mes vranësirave dhe intervaleve me diell, pas një mëngjesi me mjegull në ultësira. Temperaturat maksimale do të arrijnë 17°C – 18°C.

Në fillim të javës së ardhshme, të hënën, sërish do të mbizotërojë mot me më shumë diell dhe rritje të lehtë të temperaturave deri në 18°C – 19°C. Minimalet gjatë gjithë kësaj periudhe do të luhaten ndërmjet 3°C dhe 7°C, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga krahu verior, e lehtë deri mesatare (4-9 m/s), më e theksuar ditën e shtunë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button