Sport

Milani vendos ta shesë Santiago Gimenez, pas vetëm gjashtë muajsh në klub

Milani ka vendosur ta nxjerrë në shitje sulmuesin meksikan Santiago Gimenez, vetëm pak muaj pas transferimit të tij në San Siro. Vendimi vjen pas një sezoni të parë që nuk ka bindur trajnerin Massimiliano Allegri, i cili kërkon të forcojë repartin e sulmit.

Gimenez ishte transferuar te kuqezinjtë në janar për 32 milionë euro, por mund të largohet tashmë për 28 milionë euro. Në gjysmën e dytë të sezonit 2024/25, sulmuesi realizoi 6 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje.

Menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, ka marrë autorizimin nga Milani për të dëgjuar ofertat për lojtarin, ndërkohë që klubi ka siguruar tashmë transferimin e sulmuesit të Bayer Leverkusen, Victor Boniface.

Ky lëvizje tregon qartë se Milani synon të rrisë konkurrencën në sulm dhe të përmirësojë performancën e ekipit në sezonin e ri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button