Bota
Gjermania: Ministri i Jashtëm kritikon Putinin për pengesat ndaj paqes në Ukrainë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në një intervistë për DW ka folur për përpjekjet ndërkombëtare për paqe në konfliktin Ukrainë-Rusi. Ai ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke theksuar se “taktikat e tij të përsëritura të vonesës” dhe ndryshimet e kushteve nga ana e Moskës po e bëjnë të vështirë një iniciativë serioze për paqe.
Wadephul ka nënvizuar nevojën për një qasje më të qëndrueshme dhe konkrete nga Rusia, për të mundësuar bisedime efektive dhe për të shmangur zgjatjen e konfliktit.