Sport

Milani ofron 32.5 milionë euro për Ardon Jasharin, rivalitet me gjigantët evropianë

Milani ka paraqitur mbrëmë një ofertë të re për yllin shqiptar Ardon Jashari, duke ofruar 32.5 milionë euro, që me bonuse mund të arrijë deri në 38 milionë euro. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian për transferime, Fabrizio Romano.

Përveç Milanit, për Jasharin janë interesuar edhe klube si Borussia Dortmund, Manchester United, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayer Leverkusen, por prioritet i mesfushorit 22-vjeçar mbetet skuadra italiane “Kuqezi”.

Kartoni i Jasharit është në pronësi të Club Brugge, i cili kërkon të paktën 40 milionë euro për futbollistin më të mirë të vitit në Belgjikë. Në sezonin 2024/25, Jashari ka zhvilluar 52 ndeshje me klubin belg, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asistime.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg është rreth 32 milionë euro. Jashari u transferua në Club Brugge vitin e kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro dhe ka kontratë deri në qershor të 2029-ës.

Përveç Jasharit, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, po vë në shënjestër edhe shqiptarin tjetër, Granit Xhaka, i cili po shkëlqen me Bayer Leverkusenin në Bundesliga që prej dy vitesh.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button