Sport

Milani ndahet me Joao Felix dhe Riccardo Sottil – rikthehen në Chelsea dhe Fiorentina

Milani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e huazimeve të sulmuesve Joao Felix dhe Riccardo Sottil, të cilët do të rikthehen në klubet përkatëse, Chelsea dhe Fiorentina, pas përfundimit të marrëveshjeve gjashtëmujore.

Të dy lojtarët iu bashkuan skuadrës kuqezi gjatë merkatos së janarit me marrëveshje huazimi që skadojnë më 30 qershor. Klubi italian nuk ka ndërmarrë hapa për të zgjatur qëndrimin e tyre, duke i përjashtuar gjithashtu mundësitë për transferime të përhershme.

Joao Felix regjistroi 21 paraqitje me fanellën e Milanit, duke realizuar 3 gola dhe dhënë 1 asist. Huazimi i tij kushtoi 5.5 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e pagës u mbulua nga Chelsea.

Nga ana tjetër, Riccardo Sottil erdhi nga Fiorentina për 1 milion euro, me një klauzolë blerjeje të vendosur në 10 milionë euro. Megjithatë, Milani vendosi të mos e aktivizojë këtë opsion, pasi lojtari zhvilloi vetëm tetë ndeshje dhe qëndroi në fushë për një total prej 141 minutash, pa arritur të kontribuojë me gol apo asist.

Felix dhe Sottil janë vetëm dy nga emrat që nuk do të jenë më pjesë e projektit kuqezi për sezonin e ri, së bashku me emra të tjerë të huazuar si Kyle Walker nga Manchester City dhe Tammy Abraham nga Roma. Milani duket se po bën pastrime në skuadër në prag të një merkatoje verore që pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në “San Siro”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button