Kosova

Miftaraj kritikon paralajmërimin për padi të Fitore Pacollit: “Kush merr 252 mijë euro nga shteti, ka para për padi koti”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për të ushtruar padi ndaj mediave që raportuan se edhe bashkëshorti i saj ka përfituar afro 50 mijë euro nga Ministria e Kulturës.

Miftaraj ka ironizuar me këtë vendim, duke thënë se “secili që merr nga buxheti i varfër i shtetit 252 mijë euro, ka mundësi buxhetore me pagu avokat për të shkruar padi koti të shtunën, të dielën por edhe çdo ditë të javës”.

Ai e ka kritikuar deputeten Pacolli që në vend se të japë sqarime për përfitimet e saj dhe të afërmve të saj nga buxheti i shtetit, ka zgjedhur të sulmojë gazetarët që po raportojnë për çështje të interesit publik.

Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët, për shkak të përfitimeve të vëllait dhe dajës së saj, të cilët kanë fituar grante nga 100 mijë euro secili nga Ministria e Bujqësisë.

“Ne vend qe me dal me sqaru publikun për krejt këto privilegje që po i përfitojnë nga kolegët e partisë në pushtet, sulmon gazetarët pse po e raportojnë një lajm që është interes publik,” ka shkruar Miftaraj në një postim në Facebook.

Reagimi i tij vjen në kohën kur gjithnjë e më shumë figura publike po përballen me akuza për konflikt interesi dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button