Lajme

Meta: ‘Shqipëria do të shpëtojë nga dimri demografik vetëm nëse mbajmë të rinjtë në atdhe’

Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, theksoi rëndësinë e mbajtjes së të rinjve në Shqipëri dhe angazhimin e tij për të luftuar për të shpëtuar vendin nga “dimri demografik”. Në një postim në Facebook, Meta citon Papa Françeskun, duke e përmendur nevojën për rinovimin dhe shpresën që rinia mund të sjellë. Ai nënvizon se ky është një amanet i shenjtë dhe një detyrë që meriton çdo sakrificë.

“Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart”, citon Meta Papa Françeskun, duke kërkuar që të rinjtë të qëndrojnë në Atdhe dhe të kontribuojnë për një Shqipëri më të fortë dhe të begatë. Ai thotë se kurrë nuk do të lodhet së punuari për këtë qëllim, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar një të ardhme të ndritur për Shqipërinë.

Meta fton qytetarët të mbështesin koalicionin “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe të votojnë për të në zgjedhjet e ardhshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button