KryesoreLajme
Kryesore

Meta: Rikthimi i PD në PPE, një moment historik drejt fitores më 11 Maj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim të bërë në Facebook shprehu emocionet dhe vlerësimet e tij për një ngjarje të rëndësishme për politikën shqiptare.

Ai theksoi rikthimin e Partisë Demokratike në PPE si një moment të jashtëzakonshëm, që përbën një ngjarje madhore për Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Meta, e lidhi këtë zhvillim me një fitoren historike që pritet më 11 Maj, duke e cilësuar këtë datë si një mundësi për të dënuar regjimin aktual dhe për të siguruar një rotacion të nevojshëm për përmirësimin e standardeve demokratike dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi:

I jashtëzakonshëm rikthimi i Partisë Demokratike në PPE.

Ngjarje madhore për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Vetëm 11 ditë përpara fitores historike më 11 Maj.

Rezoluta damkosëse për regjimin sorosist dhe autokratik të Edi Ramës, kushtrim për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve më 11 Maj.

Vetëm rotacioni shpëton legjitimitetin e standardeve të dhunuara të zgjedhjeve dhe përshpejton integrimin europian të Shqipërisë.

Image

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button