KosovaKryesoreLajme
Kryesore

Ambasadorët gjerman dhe amerikan takohen me Vjosa Osmanin, kërkojnë formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se i kishte përcjellë Presidentes Vjosa Osmani, shqetësimin e tij lidhur me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Bluesky, ambasadori gjerman tha se partitë politike duhet të veprojnë shpejt, dhe se duhet të shohin interesat shtetërore para atyre partiake, shkruan A2. Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde.

Më vonë ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Prishtinë, e cila tha se është përgjegjësi e lidershipit politik të formojë një Kuvend dhe një Qeveri të qëndrueshme dhe se ky proces duhet të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button