Kryesore
Mërgimtarët nuk po përballen me pritje të gjata në kufi këtë mëngjes

Mëngjesin e kësaj të mërkure, hyrja dhe dalja në Kosovë po zhvillohet pa pritje të gjata për mërgimtarët dhe udhëtarët e tjerë.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës pritjet janë minimale, duke mos kaluar më shumë se 5 minuta.
Përjashtim bën vetëm pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritjet arrijnë deri në 10 minuta.
Autoritetet njoftojnë se situata është stabile dhe e njëjtë në të gjitha pikat tjera kufitare, duke mundësuar qarkullim të qetë për qytetarët.