Kryesore
Mërgimtarët hyjnë pa pritje të gjata në Kosovë këtë mëngjes

Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë këtë mëngjes të së enjtes nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qarkullimi në kufi po zhvillohet normalisht dhe pa ndalesa të mëdha. Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare Kullë dhe Dheu i Bardhë, ku ato arrijnë deri në 10 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet janë minimale dhe nuk kalojnë pesë minuta.