Kosova
Mbyllet përkohësisht pishina e Gërmisë në Prishtinë – uji nuk i përmbush standardet shëndetësore

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë.
Ky vendim vjen pas njoftimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, i cili ka bërë të ditur se mostrat e marra nga uji i kësaj pishine nuk i kanë përmbushur standardet e kërkuara për siguri shëndetësore.
Si rezultat, inspektorët kanë vendosur tabelën që njofton për mbylljen në hyrje të pishinës, duke ndaluar funksionimin e saj deri në një njoftim të dytë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes dhe mirëkuptim, ndërsa pritet që të merren masat e nevojshme për rikthimin e kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare.