KryesoreLajme
Kryesore

Mbështetje ndërkombëtare për PD: ‘Fitorja është afër’/ Lordi britanik premton një të ardhme të shkëlqyer

Deputeti britanik nga Dhoma e Lordëve, Stewart Jackson u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 11 maj, të votojnë për PD, si e vetmja mundësi që mund ta çojë Shqipërinë drejt një ardhmeje të re dhe të lavdishme.

Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, lordi britanik tha se fitorja është më afër se kurrë, për të mos u kthyer kurrë pas, në një të shkuar të mbushur me korrupsion, narko-regjim dhe makutëri të një grupi të vogël njerëzish.
Fitorja është afër, flisni me miqtë, fqinjët tuaj e familjen tuaj, duke mbështetur PD për një të ardhme të madhe dhe të shkëlqyer’, u shpreh Jackson.

Zonja dhe zotërinj, ju sjell përshëndetje nga Dhoma e Lordëve dhe konservativëve në Britaninë e Madhe dhe Irlanda Veriore. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shoh prapa meje këta rinj, shoh sytë e tyre dhe pyes veten se si do të jetë e ardhmja e tyre.
Para disa vitesh brezi i ri e hodhi tiraninë, e hodhi komunizmin, despotizmin në emër të lirisë dhe demokracisë.

E ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme e madhe, e begatë, e lumtur. Ne ndodhemi në një udhëkryq. Ne mund të marrim rrugën e klientelizmit, korrupsionit, krimit narkotik, lakmisë vetjake, për përfitimin e një grupi të vogël njerëzish. Ose ne mund të zgjedhim një rrugë tjetër, të re, të lavdishme: lirinë, demokracinë, biznesin, punësimin, begatinë, që Shqipëria të zërë vendin që i takon jo vetëm në Europë, por në botë, si një vend i madh, me vizion, ambicie dhe përparim, që ofron të ardhme për të rinjtë e saj.

Në përfundim ju them, fitorja është kaq afër. Dilni jashtë dhe tregojuni miqve tuaj, të afërmve tuaj për të ardhmen e fëmijëve tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e këtij vendi të mrekullueshëm. Trokitni në dyer, flisni me njerëzit dhe u thoni atyre: mbështesni Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe sillni një të ardhme të shkëlqyer.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button