Kuriozitete

Maria Corina Machado fiton Çmimin Nobel për Paqen 2025

Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka njoftuar se fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025 është Maria Corina Machado, për përpjekjet e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike në Venezuelë dhe për luftën e saj për një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci.

Gjatë vitit të fundit, Machado është detyruar të jetojë në fshehtësi për shkak të kërcënimeve serioze kundër jetës së saj, por ka qëndruar në vend, një zgjedhje që ka frymëzuar miliona njerëz. “Kur autoritarët marrin pushtetin, është thelbësore të njihen mbrojtësit e guximshëm të lirisë që ngrihen dhe rezistojnë,” tha Komiteti i Nobelit.

Sipas mediave ndërkombëtare, sivjet Çmimi Nobel për Paqen ishte objekt i vëmendjes së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte deklaruar synimin për ndalimin e disa konflikteve globale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button