Trupës gjyqësore i nevojiten masa të reja sigurie pas ngjarjes së rëndë
Pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, trupës gjyqësore i është ngritur alarmin për sigurinë. Më shumë se 260 gjyqtarë janë mbledhur urgjentisht në Polin e Drejtësisë, duke kërkuar masa të menjëhershme mbrojtjeje dhe forcim të sigurisë në ambientet e gjykatave.
Kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, vizitoi menjëherë ambientet e Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, ku zhvilloi një takim me kreun e komanduar të GJKKO-së, Erion Bani, dhe inspektoi perimetrin e sigurisë, i cili është nën mbrojtje të Gardës që prej vitit 2023.
Gjyqtarët kanë propozuar krijimin e një force të posaçme sigurie në bashkëpunim me KLGJ, KLP, Ministrinë e Brendshme dhe agjenci të tjera, si dhe shpalljen e gjyqtarit Kalaja “Dëshmor i Atdheut”. Ndërkohë, kreu i GJKKO-së, Erion Bani, kërkoi inspektime të plota në gjykata dhe evidentimin e çdo problematike të sigurisë për të parandaluar incidente të ngjashme.
Kjo ngjarje ka tronditur sistemin gjyqësor dhe nxit debate mbi nevojën urgjente për masa më të forta mbrojtjeje ndaj gjyqtarëve.



