Lajme

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, takim me Ramën dhe pjesëmarrje në Samitin Ekonomik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndodhet për të dytën ditë radhazi në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare, ku sot është pritur në një takim nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Pas takimit dypalësh, dy liderët pritet të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat, duke i dhënë theks të veçantë marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Macron mbërriti në Tiranë që prej mesditës së djeshme për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku u mblodhën rreth 50 liderë nga vende të ndryshme të kontinentit.

Ndërkohë sot në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet edhe Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, ku të pranishëm janë figura të njohura të politikës dhe biznesit global. Në këtë samit, përveç Ramës dhe Macron-it, pritet të mbajnë fjalën e tyre edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, si dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Vizita e Macron-it konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik për Shqipërinë dhe rajonin, duke forcuar më tej lidhjet me Francën dhe duke e vendosur Tiranën në qendër të vëmendjes evropiane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button