Lajme
Shkodër/ Digjen tre automjete dhe një zyrë pune në një varrezë makinash në Bërdicë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mëngjesin e sotëm një varrezë automjetesh në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake të bëra publike nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në pronën e shtetasit me iniciale L.P., 32 vjeç.
Si pasojë e flakëve, janë djegur tre automjete dhe një zyrë pune, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tij.
Aktualisht, autoritetet janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.